Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adriana Kalaja vijon replikat e forta me demokratët.

Këtë radhë ajo shkruan se PD mbështeti dhe kandidoi njerëz që i quajtën demokratët llum dhe vrasës.

Postimi i Kalasë

Në vijim të histerisë së il popolo albanese sudedashës……

Të zvarritësh dhe të mbështesësh persona që të kanë quajtur e vijojnë të quajnë vrasës dhe llum, pa sqaruar aspak pozicionin ndaj dikujt që të ka sulmuar e të sulmon edhe publikisht, qartësisht tregon se jemi përpara dy situatash:

1. I ke merituar dhe i meriton ato çfarë janë thënë e vijojnë të thuhen kundrejt teje.

2. Je i pregatitur se do ndodhë sërish, përsa kohë që tradhëtia, pabesia e mosmirënjohja janë  vese të ripërsëritshme.

Absurditeti qëndron në faktin se do rrezojnë regjimin, njerëz që nuk kanë respekt për veten e kanë frikë të mbrojnë integritetin dhe  dinjitetin e tyre para modelit Sude?!

D.m.th, se marin tendera e leje ndërtimi nga regjimi, në kurriz të atyre që politikën e quajnë moral, që marin denoncime e i fshehin nëpër sirtarë, ndryshe nga ata që  opozitën e bëjnë pa kushte, nuk ka asnjë reagim.

Edhe kur i dhurohen vila në Hamallaj.

Madje “votohen” në shumicë.

Ndërkohë, po të pranosh të shohësh punën tënde, pasi të kanë përzënë e të kanë “dhënë drunë”, mos e ço nëpër mënd se të telendisim si askënd.

Me sponsorizim edhe të Sudeve.

Ndaj, tek dëgjoja akuzat e djeshme ndaj një demokrati të devotshëm (që për mua ka bërë gabim nëse e ka pranuar si post), m’u kujtua se në 50 kandidatë dhe persona të pranishëm, askush nuk më mbështeti kur kërkova të merren masa ndaj të quajturit llum të demokratëve dhe  modelit SUDE në fushatë e në PD.

Lexo edhe :  FOTO-LAJM/ Kushner dhe Ivanka Trump, vizitojnë Vlorën

Ashtu siç heshtën kur ambasadave e kancelarive të botës, thanë historira me vrasje, gjak e korrupsion kundër demokratëve e liderit të saj e u lobua me non grata, që prej vitesh e çoi PD në një situatë të paprecedentë.

Deri në krah të mafiozëve Blinken, Escovar apo Kim po të doni.

Pashë si zgërdhiheshin e i lëshonin vendin në rreshtat e parë, se duhet të ishin afër “udhëheqjes”, ata që ishin ankuar e kishin sharë më shumë se ne “radikalët” e mbrojtjes së parimeve.

Rezultati dihet…….

Tani i pafshi hajrin-thotë il popolo albanese sudedashës.

PS: E bukura është se modeli SUDE, u mbështet në fushatë nga të dy krahët. Fiks si marëveshja e Kodit Zgjedhor.  Me 3 ndryshime jo 2. Se harroni  shpejt ju!/E.T

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV