Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që i takojnë gjeneratës së dytë për vitin 2025 morën pjesë përfaqësues shtetërorë, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili theksoi se ushtria e vendit është e pathyeshme dhe sovraniteti e integriteti territorial i paprekshëm.

“Gjersa bota po përballet me kërcënime nga më të ndryshmet, shteti ynë ka thelluar bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët tanë strategjik. Përballë armikut a çfarëdo kërcënimi të paqes a sigurisë, më nuk qëndron Kosova e dikurshme, por ushtria e Kosovës me shumë të rinj dhe të reja që si ju ballëhapur bartin uniformën me simbolin e shqiponjës sypatrembur në krahë. Të përgatitur në aspektin profesional e logjistik ushtarët tanë janë të pamposhtur e të pathyeshëm, kurse sovraniteti shtetëror i paprekshëm e integriteti territorial i pacenueshëm”, tha Kurti, shkruan A2.

Kurti shtoi më tej se ushtria e Kosovës po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale me përbërje multietnike. Sipas tij, FSK është e furnizuar më shumë se kurrë me arsenal ushtarak: “Ushtria jonë është e furnizuar më shumë se kurrë me arsenal ushtarak, sisteme armatimesh nga më modernet, gjersa pritet që brenda dy vitesh të ndërtohet fabrika e parë shtetërore për prodhimin e municioneve. Ushtria e Kosovës me hapa të shpejtë po ecën drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale me përbërje multietnike. Ëndrrën e gjithë atyre që sakrifikuan për liri sot po e jetësoni ju rekrutë të dashur. Ushtria e Kosovës, e ngritur mbi sakrificën e dëshmorëve në ballë të të cilëve është kryekomandanti legjendar, Adem Jashari, e një simbiozë perfekte edhe me doktrinat e vendeve anëtare të NATO-s ka arritur nivelet e një ushtrie profesionale të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere”. m.p.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV