“Ul kokën para meje, se të njoh mirë kush je”/ Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat të fortë, në emisionin “Të Paerkspozuarit” në MCN TV për lënien në paraburgim të presidentit të PL-së, Ilir Meta. Blushi e akuzoi Lalën se është kepërdorur nga SPAK-u, por Lala iu kundërpërgjigj, duke thënë se ka cituar vetëm ato çfarë ka thënë  avokati i Metës, Kujtim Cakrani dhe SPAK në dosjen për ish-presidentin.

Blushi: Zonja Lala ka thënë një të pavërtetë të madhe. Atë që cituat nga prokuroria e keni tërësisht të pavërtetë. Pretendohet fakti që zoti Meta është përdorues i një karte debiti. Fakti është që përdoruese ka qenë zonja Kryemadhi dhe ai qëndron në paraburgim prej 8 muajsh. Për lobimet kemi një përgjigje të autoriteteve amerikane, kanë rrëzuar akuzën e rreme të ngritur nga Rama dhe McGonigal sikur Meta kishte paguar 1 milion dollarë për një foto me Trump.

Kemi përgjigjen që e përjashton zotin Meta dhe këtë e thotë SPAK jo Blushi dhe avokati Cakrani. Kanë rënë akuzat e tjera. Për fat të keq prokurorët e SPAK keqpërdorin gazetarët dhe unë mund t’ua faktoj me fakte prej të paktën dy vitesh. Meqë është zonja Lala aty, në prill të vitit të kaluar paralajmëronte arrestimin e Ilir Metës brenda prillit.

Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua! Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën, mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet. Vazhdo planin çoja deri në fund shefit tënd.

Blushi: Zonja Lala!

Lala: Meqë më the zonja Lala, tejkaloje dhe bëj pjesën tënde politike. Gjykimin publik nuk ma bëni ju. Vazhdo të lutem se nuk më tregon ti mua se si bëj gazetari. Të paktën ti jo. Vazhdo te hapi i dytë, te hapi i dytë, çoji deri në fund këshillat politike të Ilir Metës. Gjyq publik nuk më bëni ju Tedi Blushi, se të njoh mirë dhe sa për profesionalizëm nuk ke gojë të flasësh. Minimalisht duhet të ulësh kokën përballë meje. Vazhdo të thuash çfarë të kanë dhënë urdhër.

Lexo edhe :  Rinumërimi në Fier/ Ja kush është kandidatja e PD-së që ka ‘rrëmbyer’ vota te pamerituara

***

Ç’ndodhi në gjyqin e Metës

Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar se çfarë ndodhi gjatë seancës së Ilir Metës në GJKKO, ku ish Presidenti u la sërish në paraburgim.

Lala tha se mbrojtja e Metës pretendon që SPAK nuk ka informuar gjykatën për veprime hetimore gjatë kohës kur Meta është mbajtur në paraburgim dhe ka kërkuar zëvendësim të masës.

“Zoti Meta për herë të parë pas tetë muajsh iu drejtua gjykatës së posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës, duke pretenduar se këto 8 muaj nuk është informuar gjykata nga SPAK, për këtë arsye pretendoi se nuk ka prova dhe fakte. Ka folur zoti Cakrani fillimisht dhe ka dhënë argumentat, ka pretenduar se nuk ekzistojnë kriteret ligjore që ish Presidenti të mbahen në arrest me burg. Ka paraqitur edhe vendimin e rastit Gëllçi në Straburg, ku gjykata e Strasburgut ka arsyetuar që masat e arrestit me burg duhet të jenë proporcionale.

Ka patur një lloj tensioni gjatë përballjes së prokurorit Sotir Kllapi me zotin Meta. Prokuroria ka pretenduar se ka kryer veprime hetimore dhe se një kartë krediti e Ardian Shatkut, biznesmen, është përdorur edhe nga ana e zotit Meta dhe Kryemadhit. Ndërkohë zoti Meta refuzon të ketë patur dijeni dhe thotë nuk e ka përdorur asnjëherë këtë kartë per shpenzime dhe se nuk mban përgjegjësi për Kryemadhin.

Argumenti tjetër për kontratat lobuese në SHBA. Meta pretendon se nuk ka patur asnjë firmë. Prokuroria thotë për shkak të funksionit, duhet të ketë patur dijeni dhe e konsideron si akuzë penale ndaj zotit Meta.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Zoti Cakrani duhet ti drejtohet apelit dhe pastaj mund të ketë kërkesa të tjera. Zoti Cakrani tha që Meta nuk e ka përdorur asnjëherë kartën dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e ish bashkëshortes.

Cakrani foli edhe për një avokat grek, që tha se është i atashuar me një ish eksponent të LSI, që po mbështetet tani nga PS. La të nënkuptohej se bëhet fjalë për zotin Braimllari”, deklaroi Lala. /E.T

Të fundit

Interi ka dy emra në mendje në rast se largohet Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga...

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë...

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Lajme të tjera

Web TV