Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune.
Pas njoftimit të marrë,në ndihmë të zjarrëfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrëfikëse të Beratit,pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.
Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit,vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrëfikëse.
Tashmë zjarri është shuar totalisht, shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse,ndërkohë që po mbahen në monitorim ato pak vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës.
Si pasojë e zjarrit u dogjen 2 ha ferra,shkurre e kallamishte./kb