Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar mbi 1 ton kanabis në Bari, nëpërmjet rrugës detare. Ai rezulton i dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite heqje lirie për trafik droge dhe grup kriminal.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç”, tha policia.

Gjykata i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit./e.t

Të fundit

Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur në gjirin e Vlorës, për t'u ankoruar më pas në portin detar,...

Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë: Do të sjellë kontroll mbi çmimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit...

Kriptomonedha Bitcoin arrin nivel rekord

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të...

“Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët...

Aksioni i IKMT në Theth/ Rama: Nuk janë të shkretë për bukën e gojës!

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth,...

Lajme të tjera

Web TV