Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë.
Koçi ka dërguar në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë. Sipas tij, ata simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve për moskonsitituimin e Kuvendit.
“Gomari është simbol i kryeneçësisë.Dua të tregoj që deputetët tanë janë kryeneçë në dëm të qytetarëve të Kosovës.
Mos të na trajtojnë si gomerë sepse po ia kuptojmë lojën”, tha Koçi./kb