DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe për të kontaktuar tre ministra të jashtëm.

“Aktori i panjohur” dyshohet se ka përdorur një zë të gjeneruar artificialisht të Rubios për të kontaktuar zyrtarët nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Signal. CBS News që raporton lajmin citon një kabllogram të siguruar në Departamentin e Shtetit.

Kabllogrami shkruan se personi kontaktoi të paktën 5 individë, përfshirë ministrat e jashtëm, një guvernator të SHBA-së dhe një anëtar të Kongresit. Departamenti i Shtetit tha se është në dijeni të incidentit dhe po ndërmerr hapa për të përmirësuar mbrojtjen e tij të sigurisë kibernetike.

Incidenti u zbulua për herë të parë në kabllogramin e Departamentit të Shtetit që mbante datën 3 korrik dhe u dërgua në “të gjitha postet diplomatike dhe konsullore”. Aty shkruhet se një llogari e rreme në “Signal” u krijua në mesin e qershorit me emrin e shfaqur. Kjo llogari kontaktoi të paktën 5 persona.

“Autori la mesazhe zanore në Signal për të paktën dy individë dhe në një rast, dërgoi një mesazh me tekst duke e ftuar individin të komunikonte në Signal”, thuhej në kabllogram. Kabllogrami nuk identifikoi individët që u kontaktuan ose atë që përmban zëri i Rubios i gjeneruar nga inteligjenca artificiale në ato mesazhe zanore.

“Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë kibernetik për departamentin nga kjo fushatë, por informacioni i ndarë me një palë të tretë mund të ekspozohet nëse individët e synuar kompromentohen”, – thuhej në kabllogram. Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit tha se po heton çështjen. Ai shtoi se “vazhdimisht ndërmerr hapa për të përmirësuar qëndrimin e departamentit në sigurinë kibernetike për të parandaluar incidente të ardhshme”.

Lexo edhe :  Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Incidenti u raportua për herë të parë nga Washington Post. Gazeta raportoi se autoritetet amerikane nuk e dinë se kush qëndronte pas imitimeve, por ata besojnë se qëllimi i personit ishte të manipulonte zyrtarë të fuqishëm qeveritarë për të fituar akses në informacion.

Associated Press raportoi, duke cituar një zyrtar amerikan që foli në mënyrë anonime, se mashtrimet ishin të pasuksesshme dhe “jo shumë të sofistikuara”. Sekretari i Shtetit Rubio nuk ka komentuar mbi incidentin. Teknologjia e inteligjencës artificiale është përdorur në të kaluarën për të imituar politikanët amerikanë.

Vitin e kaluar, një telefonatë e rreme automatike që pretendonte se ishte nga ish-Presidenti Joe Biden u kishte kërkuar votuesve të mos merrnin pjesë në zgjedhjet paraprake të New Hampshire përpara zgjedhjeve të SHBA-së të vitit 2024. Zyrtarët në New Hampshire thanë në atë kohë se telefonatat “duken të jenë një përpjekje e paligjshme për të prishur” zgjedhjet dhe se po e hetonin çështjen. /e.t

Të fundit

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Lajme të tjera

Web TV