Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë  ekspertësh drejtojnë SPAK qeshin me të dhe thonë:

Si e ka krijuar popullaritetin e vet politik në Shqipëri një individ që aktualisht duke dashur të shpëtojë nga akuza për korrupsion me nivelin e tij baritor po e provon dita ditës edhe më qartë përgjegjësinë e tij penale.

Nuk di se çfarë të thotë për komisionerët  e tij që nuk kanë konstatuar asnjë abuzim me zgjedhjet e majit 2025.

Nuk di se çfarë të thotë për paratë që i janë gjetur dhe ka familja e tij: miliona dollarë.

Nuk di të shpjegojë faktin se si është pasuruar familja e tij.

Saliu zmadhon gjithçka, ose zvogëlon gjithçka; dhe ajo më qesharakja është argumentimi për çështjen Partizani, e cila kuptohet se po e fundos.

Por hetim shkencor dhe me nivel ka një metodë që quhet progresive; sepse fakti nxjerr faktin në një hetim shkencor ku provat vijojnë me njëra-tjetrën.

Dhe koha e pasurisë Berisha duket se është në gjykim; por çfarë kuptohet nga psikika e të pandehurve nën këtë çështje?

Ata nuk kuptojnë sepse nuk e dinë dhe nuk mund ta kuptojnë dot se çfarë është porova në procesin penal dhe si garantohet juridikisht vërtetësia e saj në funksion të akuzës.

Të gjitha këto Saliut dhe  atyre që janë  përfshirë në këtë akuzë; u duken gjëra abstrakte dhe kjo i gëzon sepse janë delirantë në ndërtim dhe thonë: përderisa mua më duket abstrakte kjo akuzë, ajo nuk ekziston.

Dhe prandaj u duket se e kanë fituar çështjen; por sigurisht që neve gjithçka do të na i sqarojë ligjërisht me kuptueshmëri të saktë juridike provueshmëria juridike e kësaj çështjeje gjatë procesit gjyqësor; i cili ka filluar.

Lexo edhe :  Frika nga gjumi post- elekt

Por kriminologët e mëdhenj na kanë thënë se i akuzuari që nuk e kupton dot akuzëm që i është ngritur para një gjykate; edhe pse e di si drita e diellit që e ka kryer krimin; bie në delirin e madhështisë dhe nga deliri e kujton veten superior në mbrojtje, dhe nuk pyet as avokatin.

Si rregull këta kanë qenë diktatorët e akuzuar para një gjykate, por edhe ish- presidentët të cilët në mbrojtjen e tyre qesharake para gjykatës që po e  gjykon, mendojnë të bindur se e kanë mposhtur organin e akuzës; edhe pse në fakt kanë thënë si mbrojtje nonsense pa logjikë juridike./e.t

Të fundit

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

Lajme të tjera

Web TV