Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij në ambientet e burgut “Jordan Misja”. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se masa e marrë prej Komisionit Disiplinor ndalon pjesëmarrjen e tij në aktivitetet fizike për 14 ditë, me arsyetimin se ka komunikuar me media pa lejen e posaçme të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ai e cilëson këtë masë si të pabazë dhe të motivuar politikisht, ndërsa akuzon autoritetet për shkelje të të drejtave të tij për të komunikuar publikisht.
Meta ironizon konceptin e “lejes së posaçme” për të folur me median, duke theksuar se i është refuzuar edhe takimi me gazetarë vendas e të huaj, si dhe me familjarë të tij. Ai e cilëson këtë pjesë të një procesi monstruoz kriminal ndaj tij.
Kreu i PL-së flet edhe për aksionin në Theth, që sipas tij “Toka e xanun” nuk e mbulon dot “pushtetin e xanun” me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës”. m.p.