Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.

Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur

Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.

Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.

Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.

Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.

Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.

Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.

Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.

Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.

Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.

Lexo edhe :  Beqaj shtrohet në spital, mediat: Ndodhet në QSUT prej disa ditësh

Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.

Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.

Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.

Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.

Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.

Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.

Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit. m.p.

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV