Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve të sigurisë ushqimore.

Ajo theksoi se ka ardhur koha që inspektimet nuk mund të bëhen nga hiçi, por ato duhet të bazohen në të dhënat e sistemit, që reflektojnë prezencë risku. Ministrja theksoi se kontrollet në subjekte duhet të bëhen në mënyrë të dinjitetshme, ku komunikimi të ketë parësore, e shoqëror kjo dhe me paralajmërim për gjoba.

“Nga 13 maj ka hyrë në fuqi ligji i Inspektorati dhe është një ligj shumë i rëndësishëm, i cili është aprovuar nga Parlamenti i Shqipërisë në shtatorin e vitit të kaluar.

Deri në fund të vitit kemi detyrimin për të organizuar shumë elementë të mënyrë së si bëhet inspektimi në territor, duke marrë praktikat më të mira, por mbi bazë risku. Nuk mund të shkojë asnjë inspektor nëse të dhënat në sistem nuk tregojnë nëse ka një risk të shtuar dhe duhet shkuar me lajmërim, me këshillim dhe nëse masat nuk janë marrë , të vendosen gjoba.

Këto janë praktikat ndërkombëtare. Ky standardizim është në frymë të ligjit. Ne kemi marrë shumë ankesa, dhe jo vetëm tani. Kemi pasur probleme. Unë s’jam duke thënë se AKU nuk do ketë  funksionet e kontrollit deri sa të bëhet Inspektorati Qendror i Ministrisë së Bujqësisë në raport me ushqimin, ku do bashkojë dhe pjesën e analizës së produktit final në treg, por edhe disa elementë të analizave që bëhen nga veterinaria, shërbimi i bimëve dhe i peshkimit.

Ka ardhur koha që inspektimi të bëhet jo vetëm në bazë të riskut, por të bëhet me dinjitet, por të bëhet në raport me komunikimin me biznesin, ku jo vetëm më ndërgjegjësimin, por edhe masat për t’u marrë nga biznesi të vendosen me afate kohore dhe të shkohet për këto afate kohore, të cilat kanë nevojë për të rritur nga ana e biznesit sigurinë ushqimore.  Ne nuk mund të themi se kjo nuk është bërë totalit, por ka dhe praktika jo të mira.”, tha ajo.

Lexo edhe :  ‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Ajo theksoi se i gjithë personeli i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit do të kalojë në verifikim të plotë nga një Komision, i ngritur tashmë dhe i drejtuar nga Universiteti i Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Ajo theksoi se kjo “sitë” do të ndihmojë dhe Ministrinë e Bujqësisë për të parë se si duhen riorganizuar inspektoratet, me qëllim që t’i përgjigjen sfidave që kërkon siguria ushqimore.

:Kryeministri e bëri të qartë dhe në fjalën e tij ishte shterues në tre elementë: një inspektorat, i cili funksionon në bazë të riskut, ndikon në përmirësimin e sigurisë dhe i gjithë personeli do të  kalojë në një vlerësim të profilit të analizës së punës që ka bërë nga secili nga një Komision i posaçëm, i ngritur tashmë, i drejtuar nga një përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, komisioni përbëhet nga pesë veta, tre janë nga UBT-ja dhe dy janë nga Ministria e Bujqësisë dhe ky komision do të marrë në analizë të gjithë punonjësit dhe do shikojë profilin e punës me CV, performancës, do vlerësojë eksperiencat më të mira apo jo të mira dhe do ndihmojë Ministrisë me një rekomandim  se cilat do ishin ato struktura që do duhet të riorganizohen ndryshe dhe në frymë të inspektoratit qendror”, tha ajo./e.t

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV