Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës.
Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetra hektarë.
Shërbimet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor, për të bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat të favorizuara nga era janë përhapur në drejtime të ndryshme duke dalë jashtë kontrollit.
Ndërkohë vatrat e zjarrit janë ende aktive edhe në kodrat e Gorishovës, por me intensitet të ulët./e.t