Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në Premier League me Manchester Cityn.
Ai pranoi se kishte disa mundësi të tjera për të vazhduar karrierën, në Evropë, në Arabinë Saudite dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara, por zgjedhja përfundimtare ra mbi Napolin, një vend me rëndësi personale për mesfushorin belg, pasi ai dhe bashkëshortja e tij u martuan aty disa vite më parë.
“Nga ana sportive, është një vend shumë interesant për të qenë. Ata fituan titullin një vit më parë, treguan se kanë shumë cilësi”.
“Natyrisht është diçka shumë ndryshe nga ajo që kam pasur në Angli, por pikërisht kjo më ngacmon dhe më emocionon”.
“Ndjej që ende kam motivim dhe cilësi për të dhënë diçka në këtë nivel. Napoli ishte një zgjedhje shumë, shumë e mirë. Edhe moti është shumë ndryshe nga ai në Angli”.
“Arsyeja kryesore është se doja të vazhdoja të luaja në nivelin më të lartë. Kur drejtori sportiv erdhi në Angli dhe më prezantoi projektin që po ndërtojnë, më emocionoi shumë”.
“Shikuam gjithçka në detaje dhe vendosëm që ky ishte vendi më i mirë për mua”, ka thënë De Bruyne./ D.C