“Miliona euro dëm Shqipërisë”/ “Bankers” kërcënon me arbitrazh ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një deklarate për mediat, kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët janë me masë arresti me burg.

Në deklaratë, kompania thotë se, “këto zhvillime vijnë pas muajsh mbikqyrjeje mbi komunikimet telefonike dhe sekuestrimit të sendeve personale dhe të punës të disa prej punonjësve tanë, të kryera në rrethana që ngrenë shqetësime serioze mbi procedurat dhe proporcionalitetin, duke kulmuar në masa kufizuese ndaj individëve dhe mjeteve të punës”.

“Ne rikonfirmojmë se:

·         Marrëveshjet sipas të cilave Kompania operon në Shqipëri, dhe sistemi i “rikuperimit të kostove” në ato marrëveshje, i cili është në qendër të këtij hetimi penal ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Kompanisë, u vlerësuan në një vendim përfundimtar të lëshuar nga një arbitrazh i ICC në vitin 2024;

·         Megjithatë, Kompania po bashkëpunon plotësisht me autoritetet kompetente hetimore shqiptare;

·         Të gjithë punonjësit kanë të drejtë të prezumohen të  pafajshëm dhe kanë të drejtën për mbrojtje ligjore të pavarur dhe të drejtë;

·         Kompania po ofron mbështetje të plotë ligjore për të gjithë stafin e prekur dhe garanton përfaqësim të plotë ligjor në çdo fazë proceduriale, duke mbështetur fuqimisht të drejtën e tyre për një proces të drejtë dhe të paanshëm”.

Më tej, thuhet se kompania “kompania aktualisht po vlerëson të gjitha rrugët ligjore ndërkombëtare të disponueshme, duke përfshirë procedimet tek institucionet ndërkombëtare të investimeve dhe arbitrazhit sipas Rregullave të ICC-së, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të saj si investitor i huaj dhe ruajtjen e sigurisë ligjore të operacioneve të saj”.

“Duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm që këto zhvillime mund të kenë në integritetin e operacioneve të saj në Shqipëri, Kompania ka angazhuar ekipe ligjore si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit për të bashkë-udhëhequr mbrojtjen ligjore, si brenda vendit ashtu edhe para organeve ndërkombëtare të arbitrazhit.

Lexo edhe :  Zjarret në vend/ Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

Kompania aktualisht po vlerëson të gjitha rrugët ligjore ndërkombëtare të disponueshme, duke përfshirë procedimet tek institucionet ndërkombëtare të investimeve dhe arbitrazhit sipas Rregullave të ICC-së, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të saj si investitor i huaj dhe ruajtjen e sigurisë ligjore të operacioneve të saj.

Kompania do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj kontraktuale dhe t’u përmbahet ligjeve shqiptare. Ne besojmë se as mekanizmat e lartpërmendur dhe as nxitja e tyre nuk duhet të zëvendësojnë dialogun në lidhje me zbatimin e vendimit përfundimtar të lëshuar në arbitrazhin e lartpërmendur të ICC-së, të cilin ne kemi shprehur prej kohësh gadishmërinë tonë për ta finalizuar dhe zbatuar.

Kompania jonë nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje të pajustifikuar që dëmton stafin e saj, familjet e tyre, reputacionin e saj ose investimin e saj të gjatë në vend.

Në këtë mjedis sfidues, ekipi ynë kryesor ka demonstruar unitet dhe profesionalizëm, duke siguruar që operacionet e Kompanisë të vazhdojnë pa ndërprerje.

Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj partnerëve tanë dhe të gjithë palëve të interesuara duke përmbushur detyrimet tona me të njëjtën cilësi dhe besueshmëri, ndaj institucioneve shqiptare dhe mbi të gjitha, ndaj të gjithë punonjësve tanë, të cilët i kanë shërbyer misionit tonë me integritet dhe profesionalizëm”, mbyllet reagimi i kompanisë.

Arrestimi i drejtuesve të Bankers Petroleum me akuzat për fshehje të të ardhurave shënon vetëm kulmin e një marrëdhënieje të tensionuar mes kompanisë kineze dhe shtetit. Historia e përplasjeve në mbi dy dekada “bashkëjetesë të trazuar” mes kompanisë kineze e ka zanafillën shumë më herët./e.t

Të fundit

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Lajmin...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Lajme të tjera

Web TV