Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë argumente Prokurori i Përgjithshëm Olsi Çela, i cili theksoi në të vërtetë një gjë shumë të rëndësishme: atë që ne kemi më shumë problem me praktikat e procedurës penale sesa me vetë Kodin penal. Po ashtu një sens kritik të moderuar ka pasur edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Disa juristë me emër po ashtu janë përfshirë në debat duke kritikuar predispozicionin për një Kod penal edhe më represiv, edhe më anormal se ky që është dhe mbi të gjitha me hapësirë të madhe keqpërdorimi.

Tani pyetja është: kush janë këta propozuesit “ilegalë” të Kodit, që po shkaktojnë gjithë këtë trazirë?

Kodi Penal i Shqipërisë natyrisht duhet të përmirësohet që të përfshijë fenomenet e reja me të cilat po ndeshet shoqëria dhe mbi të gjitha për ta bërë atë një kod më të konsoliduar, më të qartë, më të paprekshëm nga keqpërdorimi dhe natyrisht më pak represiv ndaj qytetarit.

Këto që po propozohen janë në të kundërt të kësaj nevoje. Fjala vjen, nëse ne kemi sot problem frikësimin e administratës për kryerjen e punës së saj, Kodi i ri parashikon që një nëpunës mund të dënohet deri në 3 vjet vetëm se ka marrë ndonjë dhuratë nga dikush dhe nuk e ka deklaruar. Nuk shënohet as vlera e dhuratës dhe as lidhja e saj me ndonjë favor për përfituesin – vetëm nëse zbulohet që ka marrë një dhuratë. Ajo mund të jetë edhe një shishe uiski dhe ti mund të shkosh në burg 3 vjet pa ja kërkuar dhuratën askujt. Në një vend ku kultura e bakshishit vjen nga historia dhe është normë në shoqëri keqpërdorimi I këtij neni do frikësoj cdokënd që punon në administratë.

Një tjetër nen që flet për pasurinë e paligjshme është po ashtu abuziv, madje dhe me mendësi komuniste, apo një nen për tarifat e larta që mund të marrësh për shërbimet, nëse ato janë mbi referencat e tregut. Diku tjetër pashë që është kthyer dhe togfjalëshi “tradhti ndaj atdheut”. Pra një sërë propozimesh që bien ndesh me gjithë liritë e njeriut, dhe lëvizjet e tregut apo lëvizjen e lirë.

Lexo edhe :  A e përballim dot Kodin e ri Penal?!

Nëse ky debat lihet pa autorë, ai rrezikon të degradojë dhe të kthehet në një fushatë asfiksuese për ndryshimet në Kodin Penal, që në të vërtetë janë të nevojshme. Por ato duhet t’i përgatisë elita e drejtësisë së Shqipërisë dhe jo njerëz anonimë që tani i mbajnë ilegalë pasi kanë shkruar marrëzira.

Në radhë të parë qeveria duhet të dalë me qëndrim zyrtar dhe të shfaqë pikëpamjet e saj: pse na duhet një Kod i ri penal, pasi qeveria është ajo që vlerëson sfidat që ka shteti me drejtësinë në këtë vend, dhe të japë qëndrimet e saj pse ka nevojë të ndryshohet Kodi penal.

Pasi të mësojmë se çfarë kërkon qeveria, pastaj duhet t’i lëmë vend debatit institucional mes Prokurorisë, gjykatave, Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile.

Ky debat i tanishëm kundër një armiku të padukshëm është një goditje e rëndë ndaj nevojës për ndryshim. Dhe ndërkohë propozimet, përveçse janë qesharake dhe të rrezikshme njëkohësisht, po i bëjnë dëm debatit, i cili po zhvillohet ende pa ditur një qëndrim zyrtar të qeverisë. Ato nuk po i merr përsipër as qeveria dhe as institucionet e drejtësisë.

Natyrisht nuk është qëllimi të zbulojmë sa budallenj ka në institucionet e drejtësisë, pasi nuk e kemi objektiv këtë, por duhet të dimë patjetër qëndrimin e qeverisë dhe qëndrimin e gjithë institucioneve të drejtësisë në vend, dhe vetëm pas kësaj mund të ulen të propozojnë ndryshime që e bëjnë Kodin Penal më evropian dhe sidomos procedurat penale më të lidhura me ligjin dhe të drejtat themelore të njeriut. Deri atëherë, të gjithë jemi duke përfytyruar imazhin e menduar të Ulsiut që duket sikur thotë: “këto janë punë të thella, nuk janë për ju”./e.t

Të fundit

Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. “Së fundmi, personeli i...

Pse gratë politikane sulmohen më së shumti në internet?

Në Evropë, politikanet femra nuk kanë nevojë të jenë të famshme për t’u shënjestruar nga urrejtja online. Çfarë fshihet pas kësaj armiqësie? Gulia Fossati hyri...

Brad Pitt në zi, ndahet nga jeta nëna e tij 84-vjeçare

Aktori i njohur i Hollivudit, Brad Pitt, është tronditur nga një lajm i hidhur në familje. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, është ndarë...

Kushton gjysmë milioni, por u shit menjëherë/ BMW Speedtop mahnit botën

Në maj, BMW “tronditi” botën e veturave me prezantimin e modelit të bukur Speedtop, dhe çdo kopje e planifikuar për prodhim është rezervuar prej...

Veçori e re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

WhatsApp po zhvillon një veçori të re të quajtur Guest Chats, e cila do t’u lejojë përdoruesve të kësaj platforme të korrespondojnë me një...

Lajme të tjera

Web TV