Shtëpia e Bardhë do të ketë sallën më madhështore të ballove me 200 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projekti parashikon ndërtimin e një salle të re vallëzimi pranë Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë, i cili do të modernizohet. Në këtë hapësirë ndodhen zyrat e Zonjës së Parë, Melania Trump, si dhe ambiente të tjera të rëndësishme të institucionit. Sipas Sekretares së Shtypit, Karoline Leavitt, ndërtimi do të financohet nga vetë Trump dhe disa donatorë anonimë, me nisje të punimeve në shtator.

Presidenti Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të ndërtuar një sallë balloje “të bukur” në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2016, gjatë administratës Obama, ai kishte ofruar të kontribuonte me 100 milionë dollarë për një projekt të tillë, por iniciativa u refuzua nga presidenti i atëhershëm. Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët të enjten, Leavitt e cilësoi sallën si një “shtesë të domosdoshme dhe të jashtëzakonshme” me sipërfaqe prej rreth 8,360 metrash katrorë, e cila do të akomodojë deri në 650 të ftuar.

Aktualisht, eventet zyrtare mbahen në Dhomën Lindore, e cila ka një kapacitet prej rreth 200 personash. Leavitt theksoi gjithashtu se ndërtimi i sallës së re do të shmangë përdorimin e “tendave të mëdha dhe të pakëndshme” gjatë darkave shtetërore apo ngjarjeve madhore me pjesëmarrje të udhëheqësve botërorë. Ajo shtoi se përfundimi i punimeve pritet të ndodhë shumë përpara mbarimit të mandatit të Trump në janar 2029.

Sipas planeve të paraqitura nga Shtëpia e Bardhë, ambienti i ri do të jetë i stilit klasik, me elemente arkitekturore të ngjashme me pjesën tjetër të ndërtesës. Salla do të pajiset me mobilim luksoz, llambadarë dhe kolona dekorative./e.t

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV