Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar i presidentit amerikan, për tregun shqiptar mund të jetë një mundësi për të përfituar dhe jo një kërcënim. Alban Zusi, kreu i Shoqatës së Eksportuesve, thotë se fakti që Shqipëria ka një tarifë shumë më të ulët se vendet e tjera europiane që eksportojnë të njëjtat produkte, ky do të jetë një avantazh.

“Natyrshëm, kjo kosto e shtuar, nëse nuk amortizohet, padyshim që një efekt do të ketë. 10% tarifë nuk është pak. Por nëse shohim që të njëjtat produkte që ne eksportojmë do të tarifohen, jo me 10%, por në Gjermani do të jetë më shumë, ne do të jemi të favorizuar, natyrshëm që nuk do të impaktohemi. Tregu amerikan do të vijojë të ketë nevojë për produktet tona, pavarësisht kostos” – tha Zusi.

Zusi vijon më tej, kur thotë se edhe në rast se sipërmarrësit që janë të lidhur me tregun amerikan do të kenë efekte në vijimin e aktivitetit të tyre, për shkak të kostove të rritura, qeveria shqiptare duhet të mendojë si amerikanët, të mbrojë biznesin.

Nëse ne do të paguajmë 10% tarifë, atëherë edhe importet amerikane do të paguajnë 10%. Këto para të mos arkëtohen në buxhetin e shtetit, por t’i jepen biznesit të prekur në formë subvencioni. Kur e bën Amerika një politikë të tillë për të mbrojtur ekonominë e saj, ne kemi nevojë disa herë më shumë, në disa sektorë dhe në disa produkte” – tha Zusi.

Lexo edhe :  Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

Shqipëria eksporton drejt tregut amerikan kryesisht bimë medicinale. Vlera totale e eksporteve arrin në 50-70 milionë euro./E.T

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV