Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

13 aksidente automobilistike regjistrohen çdo ditë në rrugët e vendit tonë për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit.

Gati 500 u regjistruan gjatë muajit korrik dhe po aq në qershor ndërkohë që ngarkesa më e madhe nëpër rrugë pritet të jetë gjatë muajit gusht për shkak të emigrantëve që vijnë për të pushuar, por edhe turistëve të huaj. Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës Dr Skënder Brataj thekson se numri i të aksidentuarve dhe të dëmtuarëve është më lartë.

Ka ndryshuar edhe natyra e aksidenteve pasi përplasen disa makina zinxhir dhe janë të tejmbushura me pasagjerë çka e rrit numrin e të dëmtuarve dhe po kështu kanë nevojë për transport për të marrë ekzaminimet e duhura”, shprehet Dr. Skënder Brataj.

Aksi Levan Fier ku ndodhi një tjetër aksident këtë të mërkurë është ndër akset problematike ndërkohë që Dr. Brataj ka një thirrje për drejtuesit e policisë.

Janë këto akset, Levan -Fier, Lezhë – Milot …. të cilat janë rrugë shtetëror nuk kanë sinjalistikën e duhur ose nuk kanë kontroll policor para ata janë zhvendosur më së shumti në autostrada. Ndaj kjo është një thirrje për policinë që të jetë më prezente në këto rrugë”, shton më tej ai.

Për shkak te turizmit ne rritje gjate verës rritet edhe numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët tona.

Nga analiza e një viti më parë rezultoi se qarkulluan afro 4 milionë makina. Pati 80 mijë regjistrime për herë të parë, 2 milionë hyrje dalje dhe 1 milion janë makina në vend”, përfundon Dr. Brataj.

Respektimi i rregullave te qarkullimit, mos drejtimi i automjeteve nën efektine alkoolit dhe substancave mbetet ne ndërgjegjen e gjithkujt që është në timon./E.T

Të fundit

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Lajme të tjera

Web TV