Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë me dije se, duke filluar nga data 2 shtator 2025, vetëm vizat turistike dhe të biznesit të tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh, do të mund të rinovohen me postë.
Ambasada thekson se për të gjitha kategoritë e tjera të vizave, me përjashtim të disa rasteve të udhëtimeve zyrtare qeveritare, do të kërkohet zhvillimi i një interviste në ambasadë.
Ambasada u bën thirrje të gjithë aplikuesve për vizë që të kontrollojnë faqen zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kriteret, procedurat e aplikimit dhe statusin e shërbimeve konsullore.