Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha – Udhëtim drejt rinisë time!

Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku me mikpritësin Ganiun, familjarët e tij dhe miqtë gjermanë, si dhe me Abi Malltezin dhe Genti Strazimirin, nisëm udhëtimin drejt Majës së Çorovodës, rreth 1800 m lartësi. Këtë udhëtim e quajta “udhëtimi drejt rinisë time”, ose më saktë, rikthim në rininë time.

Deri në moshën 27-vjeçare, çdo verë e kam kaluar në bjeshkë, në Alpe. Udhëtimet e gjata, ngjitjet në maja, herë edhe të thepisura, si alpinist popullor dhe noti në ujërat e kristalta të lumenjve, që shpesh vinin nga shkrirja e borës, së bashku me leximin plot pasion të librave, mbushnin ditët e jetës sime “alpine”. Kisha ngjitur çdo majë që rrokte syri, nga Shkelzeni te Lugu i Gusanit, përballë Gjerovicës.

Kurse tani po nisesha drejt një maje që nuk e kisha parë kurrë, por që më tërhiqte si magnet, njësoj si majat e bjeshkëve të mia. Teknikën e kisha, por duhej edhe forca. Udha kalonte nëpër një luginë të rrethuar nga të dy anët me bredha madhështorë. Në të dy anët e saj, banorët kishin ndërtuar vila druri të bukura për pushime verore. Refuzova makinën sa herë që m’u sugjerua në të përpjetat e forta.

Gjatë ecjes bëmë dy pushime rreth 15 minutëshe dhe, pas afro 10 mijë hapash ngjitjeje, arritëm në majën e Çorovodës, në 1800 metra lartësi, ku ndahet kufiri midis Kosovës dhe Serbisë (Sanxhakut). Pamja që hapej nga njëra anë Kosova, nga tjetra Sanxhaku ishte e pafund dhe madhështore.

Në majë ndodhej edhe një liqen i vogël, i cili, edhe në këtë verë të thatë, kishte ujë dhe e zbukuronte si një diamant në kurorën e saj. Aty ishte edhe një fermë kuajsh të racave të ndryshme, shumë mirë të mbajtur dhe të bukur.

Lexo edhe :  Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore

Nga Istogu e Peja, të rinj vinin këtu me motorçikleta dhe shëtisnin me kuajt. Disa nga miqtë e mi zgjodhën kuajt që dëshironin dhe kalëruan për t’u zbavitur. I zoti i fermës solli edhe për mua një kalë të bukur, dori, me një larë të bardhë në ballë. U afrova, por me “shpirt të ndezur dhe zemër të thyer”, siç thotë Edgar Allan Poe, dhe e përkëdhela. Shpirti ato çaste u ndez vërtet, sepse u rizgjua tek unë pasioni i fëmijërisë për kalin, të cilin e doja shumë dhe e kalëroja në bjeshkë me ose pa shalë, me ose pa samar, në livadhe që ishin një vrap kali.

Por zemra ime ishte e thyer, sepse, megjithë pasionin dhe mundësitë që kisha pasur në rini, nuk kisha kalëruar më kurrë. Vetëtimthi mendova se nuk e meritoja kënaqësinë dhe as jehonën e lajmit, ndaj u ktheva dhe u ula aty ku isha. U ktheva me zemër të thyer.

Në majën e Çorovodës kishte edhe një muranë për një të rënë nga barbarët serbë. Në fakt, Lugu i Butë ishte edhe Lugu i Gjakut. Në luftën e fundit, hordhitë e ushtrisë serbe, nga maja e Çorovodës, ishin dyndur në Lugun e Butë dhe, në një akt barbarie e gjenocidi, kishin arrestuar në stanet e tyre ose në pyll 53 gra, fëmijë, burra të moshuar e invalidë, dhe i kishin ekzekutuar vetëm pse ishin të etnisë shqiptare.

Në orën 17:00 u nisëm nga maja e Çorovodës dhe u kthyem në shtëpinë e mikpritësve tanë. U mbyll kështu një udhëtim me mbresa të thella që nuk do ta harroj kurrë. Ndaj, edhe një herë, falënderoj Ganiun dhe të gjithë familjen e rrethin e tij për mundësinë që krijuan dhe organizimin e përsosur të atij udhëtimi në një zonë kaq të bukur, por edhe epike. Malet, bjeshkët janë epike!/e.t

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV