Rri në shezlong, paguaj sa për apartament me qira, plazhet më të shtrenjta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse po planifikoni një pushim veror në plazhet më të bukura të Europës, përgatituni për çmime të kripura dhe rezervime me javë përpara.

Plazhet më të njohura të Mesdheut, nga bregdeti vezullues i Amalfit në Itali deri te gjiret e nxehta të Ibizës, janë gjithnjë e më shumë nën menaxhim privat, dhe vetëm një vend i zakonshëm në buzë të detit mund të kushtojë sa një natë në një hotel luksoz.

Në kulmin e sezonit veror, 2 shezlongë me çadër mund të kushtojnë nga 20 deri në 50 paund në ditë, ndërsa në resortet luksoze, çmimet arrijnë qindra euro.

Rekordin e mban Club La Cabane në Costa del Sol, ku një krevat plazhi për tre persona kushton deri në 1,200 euro dhe përfshin vetëm një kupon 200 euro për shampanjë.

Në bregun e famshëm të Positanos, në Arienzo Beach Club, një paketë “Perfect Beach Day” kushton 600 euro për dy persona, përfshirë drekë, shampanjën dhe peshqirët e plazhi. Në La Scogliera, çmimi shkon deri në 848 euro për dy shezlongë, pa përfshirë ushqimin.

Në Itali, rritja e çmimeve ka shkaktuar zemërim mes banorëve, me çmimet që janë rritur me 17% në katër vitet e fundit. Në disa resorte si Alassio, shezlongët arrijnë në 340 euro në ditë.

Edhe në ishujt e Spanjës, si Mallorca dhe Ibiza, çmimet janë të kripura. Në UM Beach House në Mallorca, një krevat kushton 700 euro, ndërsa në Atzaro Beach në Ibiza, çmimi është 350 euro.

Në Monako, një shezlong në Monte-Carlo Beach Club kushton 350 euro, ndërsa në jug të Francës, në La Réserve à la Plage, çmimi është 250 euro për dy shezlongë.

Lexo edhe :  Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Megjithatë, plazhet më pak të njohura ofrojnë alternativa më të përballueshme për shembull, në Playa Esmeralda në Costa Smeralda të Sardenjës, një palë shezlongë kushtojnë vetëm 15 euro në ditë./e.t

Të fundit

810 mijë euro të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë

Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes...

“Artur Zheji ndihmoi që të rritej jehona e kërkesës së Kosovës për liri”

Për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në...

“Gaza do të rrafshohet!” Izraeli vijon sulmet

Avionët dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës gjatë natës nga e shtuna deri të dielën, duke shkatërruar ndërtesa...

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker,...

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta...

Lajme të tjera

Web TV