Detajet e reja/ Vrau gruan teksa flinte, si u përpoq piloti grek të mbulonte krimin makabër duke mbytur qenin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rikthyer në vëmendje të publikut ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku një pilot 33-vjeçar vrau gruan e tij teksa po flinte.

Babis Anagnostopoulos, 33 vjeç do të dalë para një gjykate të Athinës të premten, ndërsa përveç akuzës për vrasjen e gruas së tij, tani mbi të rëndon dhe vrasja e qenit të saj.

Sipas autoriteteve greke, 33-vjeçari e mbyti qenin e Caroline Crouch, për ta bërë ngjarjen të dukej si një vrasje nga hajdutë, që kishin hyrë në shtëpi me dhunë dhe armë. Ai e mbyti qenin dhe trupin e vari me një zinxhir në sallonin e shtëpisë.

Ngjarja shokoi opinionin publik para disa kohësh në Greqi, ndërsa siç raportohet vrasja ishte shkak i një krimi pasioni. Prej kohësh çifti po kalonte disa probleme, dhe e reja britanike e kishte kërcënuar se do divorcohej, për këtë arsye piloti zgjodhi ta vriste. Ata kishin bashkë dhe një vajzë 11-muajshe.

Trupi i Caroline u zbulua pranë foshnjës së saj, ndërsa busti i varur i Roxy-t ishte gjëja e parë që tmerroi oficerët e policisë kur ata hynë në shtëpi pasi Anagnostopoulos i lajmëroi ata, duke pretenduar se hajdutët me armë në dorë e kishin kërcënuar dhe i kishin vrarë gruan.

Babis Anagnostopoulos rrezikon dënimin maksimal, që mund ta detyrojë atë të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg.

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV