Gjykata shtyn seancën ndaj Llallës, kërkon verifikimin e transaksioneve bankare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur ditën e sotme, që të shtyjë për në muajin nëntor, seancën e radhës në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kjo shtyrje është bërë pasi i kërkohen Prokurorisë verifikime shtesë lidhur me dosjen, sa i takon transaksioneve bankare të kryera prej Llallës.

Gjithçka lidhur me për shitjen e disa pronave të paluajtshme si dhe pagesën e bërë nga një person, për ardhjen në jetë të fëmijës së tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë.

Llalla i shpëtoi procesit të vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos e kaluar në vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pasi shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në vetting.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti Amerikan i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Lajme të tjera

Web TV