BSH pezullon deri në fundvit shpërndarjen e fitimeve nga bankat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë njoftoi se në mbledhjen e fundit të datës 1 korrik ka miratuar vendimin “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”.

Në bazë të këtij vendimi pezullohet, deri në fund të vitit 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, dhe të fitimit që do të realizohet për vitin 2020.

Kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe, thuhet në njoftimin e bankës.

Në fillim të muajit prill, Banka e Shqipërisë vendosi të pezullonte deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarjen nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020. Sipas njoftimit të atëhershëm, kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.

Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, të raportuar sipas standardeve lokale, për vitin 2019, fitimi i sistemit bankar ishte gati 20 miliardë lekë, me një rritje prej 8.1% me bazë vjetore.

Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti, fitimi i sistemit ishte 1.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 72% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke shënuar nivelin më të ulët të fitimeve që prej vitit 2013 për të njëjtën periudhë kohore, shkruan Monitor.

Lexo edhe :  “Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Rënia e fitimeve në tremujorin e parë 2020 erdhi si rrjedhojë e shtimit të ndjeshëm të shpenzimeve për provigjionime (fondeve që bankat lënë mënjanë për të mbuluar kreditë me probleme).

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV