Vrau kunatën, përfundon në pranga autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e vrasjes së Enkeleda Çapokut. Autori i vrasjes që tronditi vendi  Eredet Çapoku ,është arrestuar pak minuta më parë nga blutë e kryeqytetit në zonën në Laprakës.  Autori ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja

Policia e Kamzës kishte marrë njoftim dhe madje kishte marrë edhe një denoncim nga viktima Enkeleda Çapoku, gruaja e cila u vra me mjete të forta nga kunati i saj, vëllai i burrit.

Historia e kësaj vrasjeje të paralajmëruar ka nisur në kohën kur bashkëshorti i Enkeledës ka rënë në burg e për pasojë vëllai i tij, pra autori i vrasjes i kërkonte marrëdhënie intime. Ai i bënte presion duke i dërguar video e foto vëllait të tij në burg, bashkëshortit të saj. Detajet i ka bërë publike nëna e viktimës e cila jetonte me të bijën për shkak se i duhej për ta mbrojtur, por nuk ishte e thënë.

Erdeti ka shkuar në banesë mbrëmë duke shqyer derën dhe duke e goditur nënën e Enkeledës dhe duke e lënë pa ndjenja. Më pas ka masakruar të bijën duke i marrë jetën në sy të vajzës. Ai është larguar në drejtim të paditur ndërkohë që policia e gjithë Tiranës prej shumë orësh thuhet se është në kërkim të tij. Në fakt sot rrugët e Tiranës nuk kishin asnjë postbllok për të bërë të mundur kontrollin e mjeteve të transportit urban pasi bëhet me dije se autori i kësaj masakre është larguar me këmbë nga shtëpia e viktimës.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Ka kërkuar nga komisariati i Kamzës t`i vihet në dispozicion  kallëzimi i bërë nga ana e viktimës, e cila ka më shumë se gjashtë muaj që ka kërkuar urdhër-mbrojtje nga dhuna dhe presioni që ushtronte Erdeti.

Lexo edhe :  “Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Sipas nënës së Enkeledës bëhet me dije se ai ishte pijanec dhe përdorues droge. Ai kishte shumë kohë që e përndiqte nusen e vëllait të tij, ndërkohë që detajet për mënyrën se si i ka marrë jetën 30-vjeçares janë përtej imagjinatës njerëzore. Ajo ka bërë me dije publikisht, në një intervistë në Neës 24 se ai pasi e ka qëlluar me shkop i ka prerë damarët e krahut dhe të qafës!/Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV