Reforma Zgjedhore/Partia Agrare Ambientaliste: Të eleminohet çdo vonesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Agrare Ambientaliste bën thirrje publike që të eleminohet çdo vonesë apo deformim për miratimin e Reformës Zgjedore. PAA shkruan se Rama me papërgjegjshmëri po e zvarrit dhe tenton të zvarrisë ende për plotësimin e 15 kushteve nga BE.

Në deklaratën për shtyp, PAA vëren se deri para 1 korrikut Rama dështoi që të plotësojë 15 kushtet duke shtuar muajt e viteve të dështimeve të Shqipërisë.

STATUSI NGA PAA

PAA bënë thirrje publike për eleminimin e çdo vonese dhe çdo defomimi hileqar në miratimin e reformës zgjedhore. PAA reagon për dështimet e përsëritura të Ramaqeveri në plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave. Rama me arrogancën dhe pa përgjegjshmërinë e tij zvarrit dhe tenton të zvarris akoma më shumë plotesimin e 15 kushteve.

Për të eleminuar çdo zvarritjet dhe deformim të reformës zgjedhore ambasadorja e SHBA jep mesazh publik.

Siç theksoj Kancelaria Merkel gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, do të hapen negociatat me Maqedonine e Veriut dhe do te shihet mundësia edhe për Shqipërinë.

Pasiguria e kancelares Merkel vjen nga papërgjegjshmëria e Ramaqeverisë për të plotësuar kushtet.

Pa plotësim të kushteve nuk ka çelje të negociateve, pa çelje të negociatave Shqipëria vuan keq qeverisjen e saj. Vetëm qeveritë e dobta tregohen të “forta” duke mos plotësuar detyrimet ndaj vendit të tyre për zgjidhje të krizave sociale, ekonomike dhe politike.

Apeli i ambasadores së SHBA për plotësimin pa vonesë të reformës zgjedhore konfirmon qëndrimin e unifikuar të partnerëve strategjik të vendit tonë për sfidat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

PAA bënë thirrje publike për eleminimin e çdo vonese dhe çdo defomimi hileqar në miratimin e reformës zgjedhore.

Rama dështoi të miratonte 15 kushtet përpara 1 Korrikut, kjo shtoj muajt e viteve të dështimeve tona.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët/ Mbyll garën me mbi 20 mijë vota

Parlamenti shqiptar ka përgjegjësinë historike të ndal dështimet e përsëritshme dhe të kushtueshme të keq qeverisjes së vendit dhe të pengesave e vonesave në procesin e integrimit euro-atlantik dhe përmbushjen e detyrimeve respektive./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Befasia e zgjedhjeve në qarkun Tiranë: Më uruan për ditëlindje, ca të tjerë për mandatin

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia doli me dy mandate. Mbi 49 mijë shqiptarë në rang vendi i...

“Jeta jonë është një shfaqje”, Nicole Kidman refuzon idenë e një filmi me bashkëshortin!

Nicole Kidman nuk ka plane të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj Keith Urban në ekranin televiziv. Kur u pyet nëse dyshja do të bënin...

Prizren, akuzohet për përdhosje të Kuranit, nisin hetimet për të dyshuarin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte...

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të shëndetshëm. Ja 10 përfitime që...

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Lideri i Laburistëve dhe kryeministri i Britanisës së Madhe, Sir Keir Starmer, ka kritikuar qasjen e Izraelit ndaj Gazës gjatë një fjalimi në Dhomën...

Lajme të tjera

Web TV