Theu rekordin e Bold në 200 m, skualifikohet Noah Lyles

Të gjithë u habitën kur panë kronometrin e Noah Lyles në garën e 200 metrave.

Kronometri i tij tregonte 18.90 sekonda për 200 metra largësi, duke thyer kështu rekordin e Usain Bolt, i cili e kishte realizuar këtë distancë për 19.19 sekonda, në Botërorin e 2009-ës.

Koha që dha Lyles në turneun e “Insipiration Games”, e zhvilluar on-line, ku amerikani garonte në një pistë në Florida.

Së bashku me të në këtë garë on-line ishin edhe holandezi Churandy Martina, i cili e realizoi distancën e 200 metrave për 20.82 sekonda dhe francezin Christophe Lemaitre, që dha kohën 20.67 sekonda, ku secili vraponte në një pistë në vendlindjen e tij.

Pas mbarimit të kësaj gare  kronometri e nxori Lyles fitues me një kohë që është 29 të mijëtat më e shpejtë se ajo e Usain Bolt.

Megjithatë më vonë duke parë pamjet televizive, u zbulua se Lyles nuk kishte garuar 200 metra por 185 metra.

Që i bie 15 metra më pak se distanca e duhur, pasi Lyles kishte ngatërruar korsinë e tij në startin e garës.ka.ta/Fjala.al/