Dialogu Kosovë- Serbi/ Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume, gati të diskutojmë çdo hap

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon takimi online për dialogun Kosovë- Serbi, Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume, gati të diskutojmë çdo hap që përmirëson marrëdhëniet

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi virtual me Avdullah Hotin nën praninë e Merkel dhe Macron.

Vuçiç tha se Hoti vendosi ultimatume sa i përket dialogut duke kërkuar integritet territorial, njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim në OKB.

Nga ana tjetër Presidenti fillimisht ka thënë që nuk do i pranojë por më pas ka ndryshuar qasje dhe se do të diskutojë çdo hap për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël.

Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste,”, u shpreh Vuçiç.

Ndërkohë ky ishte vetëm një takim teksa dialogu Kosovë- Serbi do të vijojë edhe në Samitin e Brukselit të enjten që vjen teksa duket se ‘frenat’ e këtij procesi i ka marrë BE me dyshen Merkel- Macron dhe me të deleguarin Miroslav Lajcak./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

Lajme të tjera

Web TV