Nuk do të quhet më Ura Vajgurore, ja emri i propozuar nga intelektualët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Urës Vajgurore së shpejti do të marrë emrin Dimal. Propozimi erdhi nga disa intelektualë të zonës të cilët u bazuan te rrënojat e qytetit antik të periudhës Ilire. Shumë prej banorëve kanë rënë dakord me vendimin, ndërsa kryetarja e bashkisë tha se ky propozim ka për qëllim zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze.

Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”, është shprehur kryetarja e bashkisë.

Brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

CES 2025: Samsung do të lejojë klientët “të marrin me qera” smartphone-t Galaxy

Sipas lajmeve që vijnë nga CES 2025, Samsung thuhet se po planifikon të prezantojë një plan të ri abonimi të...

Ngjarja e djeshme, ja çfarë u gjet brenda apartamentit në Astir (Video)

Policia ka publikuar pamjet nga shtëpia në Astir, Tiranë ku një ditë më parë u gjetën dy pistoleta pas kontrolleve që erdhën nga thirrja...

Zjarret në Los Angeles/ Arrestohen 20 persona për plaçkitje të shtëpive të djegura

Të paktën 20 persona janë arrestuar me dyshimin për plaçkitje të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara nga zjarret që shpërthyen në Los Anxheles, thanë...

Sot jemi më të informuar, por më pak inteligjentë

Sasia e informacionit që kemi në majë të gishtave është e pamasë. Mund t’i gjejmë lehtësisht për çdo temë. Një përmbytje e cila, pikërisht...

Liderit të FDP-së në Gjermani i hedhin shkumë sapuni gjatë fjalimit elektoral

Ish ministri Gjerman i Financave dhe kandidati i Liberal Demokratëve të lire Christian Lindner është sulmuar me shkumë në fytyrë teksa mbante një fjalim...

Lajme të tjera

Web TV