Një sherr për motive të dobëta në familje ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave nga e njëjta familje pasi janë konfiktuar me grushta dhe sende të forta.
Dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre janë konfliktuar në afërsi të banesës dhe për pasojë janë vënë në pranga nga policia.
Ata janë arrestuar menjëherë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’
D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /Ra.My. Fjala.al/