Prag zgjedhor 2%? PS: Shumë i ulët! Hajdari: Do të krijonte konkurrencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit janë mbledhur online dhe po diskutojnë nen për nen ndryshimet në Kushtetutë që kërkuan një grup deputetësh të opozitës parlamentare për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Mbledhja sotme nisi me një prapaktheu të grupit demokrat.

Deputeti Korab Lita, kërkoi uljen e pragut nga 5% që e kërkuan në fillim në 2%, pra duke e ulur me 1% krahasuar me atë që është aktualisht 3%, duke favorizuar akoma më shumë futjen e partive të vogla në Kuvend.

“Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme. Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur” tha ai.

Kërkesa e Litës është mbështetur edhe nga kryetari i grupit demokrat Murrizi. “E mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës që të ndryshojë pragu. Të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%. Pragu 2% nuk është shumë i ulët, nuk sjell 100 parti në Kuvend”.

Edhe Rudina Hajdari ishte pro. “Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri” tha ajo.

Ndërsa sipas deputetit socialist, Alket Hyseni që kjo çështje mos bëhet pjesë e pazareve, duhet të ketë një seancë tjetër dhe një draft të dakordësuar veçanërisht për këtë çështje.

Në fakt, Komisioni i Ligjeve për projektligjin e opozitës parlamentare për ndryshim sistemi në Lista të Hapura dhe ndalimin e koalicioneve ka në dispozicion 4 ekspertë institucionalistë që merren me draftin dhe ndryshimet.

Lexo edhe :  Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

“Që mos bëhet pjesë e pazareve, kemi 4 ekspertë këtu dhe t’ua lëmë në dorë atyre. Të lëmë një seancë tjetër, dhe mos ndalemi në këto debate pasi jemi 20 veta dhe mund të kemi 20 mendime të ndryshme për përqindjet. Prandaj të kemi më vonë një draft të dakordësuar dhe le të shpresojmë”, tha Hyseni.

Kjo bëri që mbledhja të shtyhet për në orën 18:00 kur do të pritet propozimi me shkrim i argumentuar i relatorëve për ndryshimin e pragut të hyrjes në Kuvend.

Hapja e listave dhe rrjedhimisht ndalim i koalicioneve ka rindezur luftën politike mes shumicës dhe opozitës parlamentare nga njëra anë dhe opozitës jashtë parlamentit, që e kundërshton.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur pak ditë më parë për hapjen e listave, por Lulzim Basha akuzoi se këtë lëvizje kreu i shumicës po e bën për të ndaluar koalicionet nga frika e asaj që e pret vitin tjetër në zgjedhjet parlamentare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV