Deputeti Kujtim Gjuzi, në një video të siguruara nga “Fjala.al”, shihet teksa bisedon me ambasadorin e Vatikanit në Shqipëri, Charles Johnes Brown.
Ligjvënësi shqiptar i kërkon që t’i thotë Papës që shqiptarët e duan dhe t’i ngrejë shqetësimin për gjenocidin grek mbi çamët.
Gjuzi shfaqet me presidentin dhe ministrin e mbrojtjes të “Republikës së Çamërisë”
“Do t’iu kërkoja t’i përcillnit shkëlqesisë së tij, Papës dhe t’i thonit që në Tiranë dhe në të gjithë trojet shqiptare atë e duan. Në fakt, siç iu e dini mirë historinë jemi në 6-7 shtete, por kemi një problem me grekët, ndërkohë afër kemi Presidentin e Republikës së Çamërisë në migrim, nuk shpresoj se dëmtoj autoritetin tuaj diplomatik për ta prezantuar, njëkohësisht kemi dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Çamërisë. Do desha t’i përcillnit Papës nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në emrin tim personal, t’ja përcillnim shqetësimin se gjenocidi grek mbi çamët ka qenë i jashtëzakonshëm, një kalvar gati si i Jezu Krishtit. Toka ku ne po rrimë sot është e Zotit, ne jemi vetëm kalimtarë këtu dhe do t’iu lutesha iu shkëlqesi ta përcillnit shqetësimin tonë, ju falënderoj shumë.” deklaron Gjuzi./En.Br./Fjala.al
https://youtu.be/YlxbED6TGR8