Tragjedia në Kombinat/Misteri fshihet në tabulatet e tre telefonave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës u ka kërkuar kompanive celulare të dërgojnë tabulatet telefonike për thirrjet dhe komunikimet në rrjete të ndryshme. Prokurorët “rrëzojnë” dëshminë e parë të së mbijetuarës Blerta Josifi.

Pritet pyetja për herë të dytë në prani të psikologut. Hetimet për të zbuluar çfarë ndodhi në shtëpinë e tmerrit ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, u vetëflijuan duke shpresuar në ringjallje…

Nga Elvis Myrta

Për zbardhjen e ngjarjes makabre të 12 ditëve më parë, në Kombinat, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, prokuroria është fokusuar te komunikimet telefonike që ato kanë pasur gjatë dy viteve të fundit dhe te zbërthimi i kodeve në ditaret që u gjetën në banesën e tyre.

Prokuroria ka sekuestruar tre telefonat e familjes Josifi dhe i ka dërguar për ekspetizë. Shpresat e institucionit të akuzës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë janë pikërisht tek telefonat e dy viktimave dhe të të mbijetuarës.

Hetuesit u kanë dërguar kompanive celulare numrat që gratë e familjes Josifi kanë pasur në përdorim, për të parë se me kë kanë komunikuar ato kohët e fundit. Burime nga prokuroria i thanë gazetës “Fjala” se zbardhja e tabulateve telofonike mund të hedhë dritë nëse Zhaneta dhe Anisa kanë qenë apo jo pjesë e ndonjë sekti fetar, që mund t’i ketë indoktrinuar ato dhe shtyrë drejt aktit ekstrem.

Gjithashtu, prokurori i çështjes Arben Demilari, është duke punuar për të zbërthyer enigmat që u gjetën në ditarin që dyshohet se është mbajtur nga të dyja motrat. Zbërthimi i citateve që janë shkëputur nga libri Dhiata e Re do të çonte prokurorinë drejt sektit që mund t’i ketë shtyrë drejt vetëflijimit 56-vjeçaren dhe dy vajzat e saj.

Gjithashtu, hetuesit janë në pritje edhe të ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Zhanetës dhe Anisës, si dhe kohën kur ka ndodhur. Burime nga institucioni i akuzës i thanë gazetës “Fjala” se ekspertiza nuk ka mbërritur ende. Sipas tyre, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të mbërrijë në fund të kësaj jave, ku edhe do t’i bashkëngjitet dosjes hetimore.

Ndërkohë, mësohet se prokurori i çështjes i ka lënë disa detyra policisë për të verifikuar, nëse kanë hyrë njerëz të tjerë apo jo në banesën ku dyshohet se u mbajt për gati një vit e gjysmë trupi i pajetë i Anisës, i cili ishte mumifikuar në mënyrë perfekte. Deri tani hetuesit i kanë përqendruar hetimet bazuar në dëshminë e të mbijetuarës së vetme të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lexo edhe :  “Do sekuestrohet çdo objekt i pabanuar”, Rama jep paralajmërimin e fortë

Burimet thanë se në ditët në vijim Blerta Josifi do të merret sërish në pyetje, pasi, sipas hetuesve, 34-vjeçarja dëshminë e saj të parë e ka dhënë në gjendje të rënduar psikologjike. Nga informacionet që “Fjala” ka siguruar mësohet se kur t’i merret dëshmia e dytë Blerta Josifit, i pranishëm do të jetë edhe prokuri i çështjes.

Prokuroria nuk do ta marrë për bazë dëshminë e parë që e mbijetuara e vetme e kësaj ngjarjeje të rëndë ka dhënë përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore, pasi ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Për zbardhjen e këtij makabriteti do të përqendrohen te personat e tjerë që mund t’i kenë shtyrë drejt vetëflijimit pjesëtaret e familjes Josifi.

Deri tani provat e vetme të administurara nga prokuroria janë ditaret dhe citimet e gjetura në banesën e pjesëtareve të familjes Josifi. Nga verifikimet e para ka rezultuar se Anisa Josifi ka humbur jetën për shkak të mosushqyerjes, ndërsa referuar deklarimeve 34-vjeçares Blerta Josifi, motra e saj ka qëndruar 52 ditë pa ngrënë, deri sa humbi jetën, në mars të vitit të kaluar.

Ajo ka treguar se bashkë me nënën e saj besonin se Anisa do të ringjallej, dhe filluan të sakrifikonin, duke refuzuar edhe ato ushqyerjen. Për shkak të gjendjes së rënduar, ajo aktualisht qëndron e shtruar në Spitalin Psikiatrik, dhe mjekët nuk kanë lejuar që hetuesit ta marrin në pyetje, derisa ajo të përmirësohet.

Pasi të mësohet koha se kur kanë humbur jetën nënë e bijë, dhe pasi institucionit të akuzës t’i mbërrijë përgjigjja nga kompanitë celulare, mbi personat me të cilët ato kanë komunikuar gjatë dy viteve të fundit, prokurori i çështjes do të nisë me marrjen në pyetje të të gjithë personave që kanë vizituar dy vitet e fundit banesën e familjes Josifi.

Të fundit

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën...

Vrasja e dezertorëve, Stalini shpall Urdhrin nr. 227: “Asnjë hap pas!”

28 korrik 1942 – Lufta e Dytë Botërore: Nga Leonard Veizi Filmi “Enemy at the Gates”, - ku interpreton aktori i famshëm britanik Xhud Lo,...

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon...

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Lajme të tjera

Web TV