Policia e Qarkut Tiranë ka arrestuar 12 persona gjatë 24 orëve të fundit, ku 5 prej tyre mësohet se ishin shtetas të shpallur në kërkim.
Më konkretisht burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar:
- shtetasi J. B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
•shtetasit B. S. dhe B. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
•shtetasi M. K., 47 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.
•shtetasi D. R., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Përndjekja”;
- shtetasja E. B., 47 vjeçe, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.
- shtetasit E. Ç., 25 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, është konstatuar duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu, nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
- shtetasi R. B., 31 vjeç, pasi në rrugën ’’Jusuf Gërvalla’’, ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, të cilën kishte muaj që e përndiqte.
- shtetasi A. Ç., 51 vjeç, sepse në fshatin Gosë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
- shtetasi H. Xh., 33 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin e shtetasve: A. M. dhe P. K., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/En.Br./Fjala.al