KOKSH, të hënën, mbledhje e Komitetit Ekzekutiv për statutin dhe zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Hidhen poshtë zërat për shtyrje të zgjedhjeve, Pëllumbi: “Gjithçka në përputhje me rezolutën”. Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka përjetuar dy vite të turbullta, dy vite që u duk se qetësuan në fillim të shkurtit, me mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme. Aty u miratua një rezolutë që synon zgjidhjen e konflikteve të brendshme, duke vendosur edhe afatet kohore.

Por javët e fundit, duke marrë shkas edhe nga gjendja e krijuar për shkak të epidemisë korona, kanë qarkulluar zëra se në KOKSH po mendojnë për shtyrjen e punës për ndryshimet statusore dhe zgjedhjeve për president, që duhet të mbahen brenda dhjetorit të këtij viti. Sidoqoftë, këto zëra janë hedhur poshtë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH-it, Erlind Pëllumbi, i cili është njëkohësisht edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit.

“Kam dëgjuar disa komente këto ditët e fundit nëpër media dhe desha t’ju bëj me dije se Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar asnjëherë të vetme nuk e ka menduar që rezolutën e Asamblesë së fundit, e cila parashikon që deri në dhjetor të bëhen edhe zgjedhjet për të gjitha organet drejtuese të KOKSH-it, – ka deklaruar ai.

“Ne jemi brenda afateve të caktuara, kështu që nuk besoj se kjo çështje ka krijuar ndonjë problem apo ndonjë ngërç”, – ka shtuar Pëllumbi.

Ndërkohë, burime pranë organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare kanë pohuar për Fjala.al se të hënën do të mbahet një mbledhje nëpërmjet platformave të internetit, ku do të shqyrtohen dhe do të vendosen hapat që do të ndërmerren me qëllim zbatimin e vendimeve të rezolutës së Asamblesë së Jashtëzakonshme të fillimshkurtit./Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV