Meta 50 minuta takim me Bashën, zbulohen kërkesat e presidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta, me ftesë të këtij të fundit.

Në fokus të takimit rreth 50 minuta mësohet të ketë qenë lëvizja e PS dhe opozitës parlamentare për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

Meta e ka falënderuar Bashën për bashkëpunimin gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrjen konstruktive në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe mos rënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Do kërkoja nga ju që ti qëndronit me besnikëri marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cënuar rëndë Kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve në vend”- tha Meta.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja e kërkesës për takim, “pas kërkesës suaj para dy ditësh ku parashtruat shqetësimet tuaja”.

Meta ka theksuar më tej se ajo që “që na bashkojnë sot janë Kushtetuta dhe integrimi Evropian i Shqipërisë.

“Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partnerët europianë dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificial në vendin tonë, se konfliktet në Shqipëri s’janë të rastësishme, jini të vetëpërmbajtur. E rëndësishme është të mos bëjmë aventurë me Kushtetutën”- mësohet të ketë thënë Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV