AKU bashkëpunim me biznesin për garantimin e praktikave të mira të sigurisë ushqimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Praktikat e mira të sigurisë ushqimore për shitësit me pakicë, përmbushja e detyrimeve rregullatorë dhe trajtimi i efekteve të pandemisë COVID-19 ishin në fokusin e një takimi informues për menaxherët e supermarketeve, të udhëhequr nga ekspertë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Këtij takimi iu bashkuan edhe ekspertë të Projektit të Sigurisë Ushqimore të financuar nga BE, duke ofruar edhe përvojën e tyre bazuar legjislacionit evropian.

Nga ekspertët e AKU-së u theksua rëndësia e këtyre trajnimeve për sigurinë e ushqimit, si mënyrë për të minimizuar risqet ushqimore në një OBU dhe për rrjedhim të sigurohet një ushqim i sigurt për konsumatorët.

Referuar kërkesave të pandemisë së COVID-19 u theksua se, nuk kanë ndryshuar kërkesat e sigurisë ushqimore, por referuar situatës së krijuar bizneset duhet të përqendrohen në ruajtjen dhe marrjen e masave të përcaktuara nga protokolli i sigurisë për parandalimin e përhapjes së virusit.

AKU do të vijojë të jetë bashkëpunuese me bizneset ushqimore me qëllimin e përbashkët për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV