Edith Harxhi: Muxhahedinët në Shqipëri, ja ku e shkelën kontratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edith Harxhi,  hedh hije dyshimi mbi prezencën e opozitës iraniane në Shqipëri. Në një situatë ku tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në kulmin e tyre, ndërsa përfiltet edhe Shqipëria si shënjestër, Harxhi shprehet se  muxhahedinët në Shqipëri shkelën kontratën. Sipas saj ata nuk zbatuan marrëveshjen e pranimit të tyre, ku është e përcaktuar qartë që ky grup nuk duhet të kryejë funksione politike.

Këtu nuk është zbatuar një kontratë. Marrëveshja për ardhjen e tyre në Shqipëri është bërë përmes Organizatës për Mbrojtjen e Emigrantëve të OKB dhe qeverisë shiptare. Dhe në atë marrëveshje është e përcaktuar qartë që ky grup nuk duhet të kryejë funksione politike.

Kjo është një çështje cedimi që i është bërë nga ana e qeverisë shqiptare sepse ata kryejnë funksione politike, bëjnë mbledhje të herë pas hershme. Dalja në publik e kryetares së tyre një ditë pasi u vra gjenerali Soleimani, ka bërë një deklaratë në të cilën përgëzon sulmin e SHBA ndaj kësaj figure.  Unë e kuptoj që ata janë opozitë por këtu vihet në pikëpyetje siguria e vendit tonë.

Ata janë shumë diskretë, kjo e bën edhe më të errët për të kuptuar se çfarë është ky grup. Ata edhe kur dalin nuk dalin në grupe të mëdha, mund ti shihni një ose dy. Nga momenti që ata nuk jetojnë në çift ju e kuptoni. Janë çifte të ndara, bashkëshortja ose bashkëshorti jeton diku tjetër në Evropë. Është një formacion i tillë. Ata janë luftëtarë të përgatitur, ata presin momentin, kur d të luftojnë, sulmojnë regjimin iranian. Nuk di tëketë qendra stërvitore”, deklaroi Harxhi në një emision televiziv.

Të fundit

Berisha nga Kruja: Ju kanë lënë pa ujë dhe pa rrugë! Unë do ju sjell ndryshimin e madh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka lënë Krujën pa...

Qendra e Kontrollit të Trafikut, Rama njofton ndryshimin: S’do ketë më policë në rrugë

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të premte Qendrën e Re të Kontrollit të Trafikut, pika nga ku do të monitorohen të gjitha rrugët e...

Moti merr kthesë! Sinoptikanja tregon si parashikohen temperaturat për fundjavë

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin. “Të shtunën dhe...

Që të hyjë në BE, Shqipëria duhet të ndryshojë mënyrën e vetëqeverisjes

Qeveria në Tiranë synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, por reformat demokratike dhe liria e medias mbeten një pengesë e fortë... Përfundim i...

S’ka paqe në të djathtën: PD kërkon mbylljen e zyrës së Bashës!

Partia Demokratike ka paraqitur një tjetër ankesë në KQZ ndaj Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën duke kërkuar heqjen e posterave, banderolave dhe...

Lajme të tjera

Web TV