Këngëtarja me famë botërore, Rihanna prej kohësh është larguar nga muzika. Ajo ka krijuar një linjë kozmetike dhe është duke hedhur në treg edhe produkte për lëkurën, “Fenty Skin”.
E për të reklamuar produktet e saj, 32-vjeçarja ka vendosur që të shfaqet për fansat pa pikë grimi në fytyrë. Këngëtarja e famshme tregoi përmes një postimi në “Instagram” rutinën e saj të përditshme për lëkurën, e duke reklamuar edhe markën e saj.
Ajo shfaqet e bukur si gjithmonë me fytyrën e saj të freskët, pa asnjë filtër apo makijazh. Nga ana tjetër kujtojmë se Riri ka hedhur planet edhe për albumin e saj të nëntë, pasi Covid-19 shkatërroi industrinë e modës. Ka.Li/fjala.al