Aksident në Qafë-Plloçë/ Përmbyset një makinë, shmanget përplasja me një tjetër (FOTO)

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Korçë.

Mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti i tij është përmbysur, ndërkohë që është shmangur përplasja me një automjet tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Plloçë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se terreni dhe shpejtësia mund të jenë shkak i aksidentit. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

/En.Br./Fjala.al