“Zgjedhorja”/ Basha zbardh takimin me Metën: Kodifikim pa ndryshime të njëanshme kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi paraditen e sotme me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha bën me dije se në fillim kanë diskutuar për situatën e COVID-19 që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit dhe se dështimi më i madh i qeverisë është kthimi i spitaleve në qendra infeksion.

Kryedemokrati shkruan më tej se në këtë situatë të tillë Rama po tenton të prishë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale.

Basha bën me dije se i ka rikonfirmuar kreut të shtetit se “Opozita e Bashkuar” mbështet plotësisht qëndrimet e SHBA-së, BE-së dhe Bundestagut dhe i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime të njëanshme kushtetuese, të dakordësisë së 5 Qershorit për kodin e ri zgjedhor.

Postimi i plotë:

Sot u takova me Presidentin e Republikës Ilir Meta, me të cilin ndava së pari shqetësimin për situatën jashtë kontrollit të pandemisë shoqëruar me shifrat e larta të ditëve të fundit të qytetarëve të prekur me Covid-19. Është e qartë se dështimi më i madh i qeverisë është kthimi i spitaleve në qendra infeksioni, ndërkohë që vazhdon përpjekja e përgjegjësve të kësaj situate të rënduar, për t’u fshehur dhe për t’ia lënë këtë faturë qytetarëve.

Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë, vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët.

Kriza e thellë ekonomike, që po kap dimensione të panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit, ishte gjithashtu në qëndër të bisedës së sotme me Kreun e Shtetit.

Kriza e menaxhimit të pandemisë dhe ajo ekonomike, i ka rrënuar shqiptarët dhe zbrazur xhepat e tyre. Pikërisht në këtë situatë, Edi Rama po tenton të prishë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale.

Lexo edhe :  Ekspozohen 16 miliardë fjalëkalime, në rrezik Google, Apple, Facebook

Pasojat e një hapi të tillë, do të jenë shumë të rënda për stabilitetin dhe integrimin europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri për Zgjerimin. Prej frikës së Edi Ramës nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit, Shqipëria po rrezikon një izolim të dytë.

Opozita e Bashkuar do të bëjë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate. Ndryshimi që duan shqiptarët është i pandalshëm dhe rotacioni politik i pashmangshëm.

I rikonfirmova Kreut të Shtetit se Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel, Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Bundestagut dhe i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime të njëanshme kushtetuese, të Dakordësisë së 5 Qershorit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rama ndan pamjet nga Akademia Politike, ja këshilla që iu dha deputetëve të rinj

Kreu i Partisë Socialiste ka ndarë një video nga takimi në atë që tashmë quhet “Akademia Politike”, me deputetët...

Pse nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore!

Dritan Hila  Miq të mi, madje deri te të afërm të mi, pyesin nëse jemi në prag të një lufte botërore ku në lojë do...

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes së...

Plani i Kurtit për ndërtimin e 2 urave mbi lumin Ibër/ Reagon BE: S’jemi në dijeni!

Bashkimi Europian as nuk është në dijeni as nuk është i përfshirë në projektin për ndërtim të dy urave mbi lumin Ibër, paralelisht me...

Pse Berisha vijon të tallet me demokratët?

Nga Simon Hadaj Sali Berisha vijon të sillet me cinizëm ndaj demokratëve, duke u fshehur pas retorikës boshe dhe duke refuzuar të thotë të vërtetën...

Lajme të tjera

Web TV