Aksident i rëndë, humb jetën drejtuesi i motorit

FOTO ILUSTRUESE

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik të regjistruar mbrëmjen e sotme në Rubik të Mirditës.

Mësohet se viktima është drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me inicialet Xh.N., 38 vjeç.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Shërbimet e policisë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

/En./Fjala.al