Spitali i Durrësit përfshihet nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mesnatës së mbrëmshme.
Shkak për rënien e zjarrit, dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Zjarri ka përfshirë katin e dytë, katin e tretë dhe të katërt të Spitalit.
Ndërkaq, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët.
Pacientët e ndodhur brenda në spital janë evakuuar në repartin tjetër si pasojë e flakëve. Ndërsa bëhet e ditur se nuk ka të lënduar.
Megjithatë, akoma nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.