Zëdhënësja e KE: Thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për “Zgjedhoren” të ruhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i është bashkuar partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që bëjnë thirrje për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin zgjedhor.

Përmes një postimi në “Twitter” Pisonero shkruan se marrëveshja për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR ishte kusht i Këshillit Europian për negociatat dhe se çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero.

Maxhoranca dhe një pjesë e opozitës parlamentare kaloi në komisionin e ligjeve ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave të cilat nuk ishin pjesë e marrëveshjes së dakordësuar edhe me opozitën jashtëparlamentare në Këshillin politik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, prezantohet logoja

Viti 2025 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë ekonomike të vendit, 100-vjetorin e krijimit të Bankës...

Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Këtë të të shtunë, opozita do të mbajë protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Mësohet se ndryshe nga protestat e kaluara, ku...

Reforma në skemën e sigurimeve shoqërore/ Hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Përmes reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme, ku do të preken edhe të...

Rama në Spanjë/Sot jemi në Champions League e turizmit, ende jo Reali Madridit por Girona

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar në Madrid me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes sipas së cilës, Shqipëria do organizojë Kongresin...

“Pasaporta jonë shihej me dyshim”/ Rama: Jemi stigmatizuar si vend me kriminalitet por..

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në pas nënshkrimit në Madrid të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror...

Lajme të tjera

Web TV