Shahini takohet me homologun kosovar, ja çfarë diskutuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e arsimit në Shqipëri, Besa Shahini është takuar ditën e sotme me homologun e saj kosovar ministrin e Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se kanë biseduar mbi bashkëpunimin e deritanishëm në arsimin mes Shqipërisë dhe Kosovës .

“Sot në Prishtinë takova Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj me të cilin biseduam mbi bashkëpunimin e deritanishëm në arsim mes Shqipërisë e Kosovës dhe thellimin e mëtejshëm të tij.

Për shkak të kushteve të pandemisë në të cilën gjendemi, dakorduam gjithashtu për harmonizimin e planeve të veprimit drejt fillimit të vitit të ri shkollor.

Na pret një vit i vështirë shkollor, por në bashkëveprim të ngushtë me miqtë e partnerët do t’ja dalim më së miri në mënyrë që mësimi të zhvillohet sa më cilësisht dhe pa krijuar boshlleqe tek nxënësit tanë. ?????”. shkruan Shahini.

Të fundit

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë...

Temperatura ekstreme në të gjithë vendin, ja 3 qarqet me rrezikshmëri shumë më të lartë

Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të...

Cila do të jetë marrëveshja Trump-Putin në Alaskë?

Një zgjidhje e konfliktit në Ukrainë duhet të bazohet në vijat ekzistuese të frontit të konfliktit, tha zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance. Ai e...

Gomari lëshohet në zipline në Dagestan, pamjet bëhen virale

Në një incident të çuditshëm në Republikën e Dagestanit të Rusisë, guidat turistike e dërguan një gomar poshtë një litari zipline mbi një shkëmb...

“Nëndetëset-dron”, Britania ngre alarmin për rrezikun e ri të kontrabandës së kokainës

Autoritetet britanike druajnë se bandat kriminale mund të kenë filluar të përdorin nëndetëse të telekomanduara, të njohura si “narko nëndetëse” për të futur kokainë...

Lajme të tjera

Web TV