A do kthehen 600 mijë shqiptarët kur PD të vijë në pushtet? Përgjigjet Oriola Pampuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga deklaratat më të forta të PD ka qenë se gjatë këtyre tre viteve të mandatit të dytë qeverisës të PS, janë larguar me qindra-mijëra shqiptarë. E pyetur nga gazetari Roland Qafoku në emisionin HARD TALK, ish-deputetja e PD OriolaPampuri tha se kur PD të vijë në pushtet, do krijojë kushtet që shqiptarët e larguar të kthehen sërish. Për Pampurin, krijimi i një ekonomie të qëndrueshme dhe ulja e TVSH-së për biznesin do të mund të rikthejë ata që janë larguar për shkak se biznesi ose puna e tyre është mbyllur.

 Një nga çështjet që ju keni prekur më shpesh në daljet tuaja është largimi i shqiptarëve. 300 mijëështë një shifër, ndonjëherë edhe 600 mijë keni artikuluar. Kur të vini ju në pushtet do t’i ktheni këta 600 mijë?

-Po nuk i kthejmë ne. Ne kemi artikuluar dhe theksuar një program, një platformë i cili përmban një ulje të TVSH-së. Kjo i jep një farë frymëmarrje bizneseve. Rikthen shpresën për të bërë biznes në Shqipëri. Siguria e të bërit biznes në Shqipëri, thuajse është zeruar duke larguar biznese të mëdha, të huaja dhe duke falimentuar biznese të mëdha shqiptare.

Të gjithë këta janë ata që janë larguar apo duan të largohen dhe duke ndërtuar politika të mira ekonomike, ti i jep një frymëmarrje biznesit dhe kështu i jep një siguri.

-Po ata që ikën?

-Ata që ikën se falimentoi një biznes, se humbën një punë, sigurisht do kenë më shumë mundësi për t’u kthyer./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/HOTx-6SnqPI
Na ndiqni LIVE në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://www.facebook.com/portalifjala/videos/598634981041786/

Të fundit

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Lajme të tjera

Web TV