Meta ripërsërit mesazhin: Unë s’zgjedh fatin e askujt, secili e cakton vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta është ndalur edhe këtë mëngjes të premte tek çështja e referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook Meta ka ripërsëritur mesazhin “Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij”.

Duke shkëputur një pjesë nga konferenca e djeshme me gazetarët, ku bëri deklarata të forta, në këtë mesazh, ai theksoi se kushdo që të flasë në emër të popullit, ka një guxim nga marrëzia.

“Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij. Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të popullit shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga marrëzia, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar popullin shqiptar! Boll kanë folur në emër të popullit shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë popullit. Populli flet vetë! ??”, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me...

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One. Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime...

FOTO/ Trump pret me duartrokitje Putin, dy liderët shtrëngojnë duart në Alaska

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot dhe videot nga tregojnë momentin kur Trump...

Lajme të tjera

Web TV