Bashkimi Evropian dhe të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pandi A. Cici

Cila është marrëdhënia e të rinjve me BE-në dhe çfarë mendon BE-ja për ta? Përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk është e lehtë. Ajo varet nga shumë faktorë dhe përbën një sfidë therëse për Bashkimin Evropian, sepse është e lidhur me vetë të ardhmen e tij.

Kjo çështje është njësoj sfiduese si për vendet anëtare, ashtu edhe për ato kandidate, siç është vendi ynë. Të rinjtë nuk mund të konsiderohen si një grup i vetëm, i shkëputur, uniform, interesat ose sjelljet e të cilit konvergjojnë.

Ata nuk janë një kategori ose masë homogjene, e strukturuar dhe e orientuar drejt një qëllimi të vetëm. Të rinjtë nuk janë as repart ushtarak e as parti politike, si nga pikëpamja e sjelljes, ashtu edhe ajo e bindjes, por edhe e parimeve.

Ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë; pjesa më e larmishme, më dinamike, më energjike dhe, njëkohësisht, më ëndërrimtarja. Të rinjtë janë motori i shoqërive dhe forca kryesore lëvizëse jo vetëm e tyre, por edhe vetë kombeve e, njëkohësisht, barometri i progresit të tyre.

Çfarë bëjnë të rinjtë e një shoqërie, si e kalojnë kohën ata, me çka merren dhe cili është qëllimi i jetës së tyre, a kanë model apo shembull për ta ndjekur dhe cilat janë aspiratat e tyre? Këto janë pyetje e njëkohësisht sfida për të gjitha shoqëritë e, në rastin tonë, për Bashkimin Evropian dhe shoqëritë anëtare dhe kandidate të kësaj hapësire gjeografike, politike, ekonomike, të kësaj hapësire vlerash dhe sfidash.

E pranoj që nuk është e lehtë t’u japësh përgjigje këtyre pyetjeve. Është madje sfidë me vetveten dhe me fatin politik të qeverive, partive dhe me të ardhmen e shoqërisë.

Duhet, të paktën, të mos mungojë vullneti dhe dëshira e sinqertë e qeverive ose e vetë BE-së për t’i bërë përgjigjet e këtyre pyetjeve pjesë, jo vetëm të fushatave të tyre politiko-partiake 4-vjeçare apo të financimit të programeve për vetëm disa OJF, tradicionalisht të preferuara, por pjesë të shqetësimit të përditshëm, angazhimit serioz dhe vlerësimit objektiv të rolit të tyre të pazëvendësueshëm në të tashmen dhe të ardhmen.

Lexo edhe :  Fushatë me “prokurorë”

Të rinjtë nuk përbëjnë rrezik për qeveritë dhe shoqërinë. Përkundrazi, pjesëmarrja e përfshirja e tyre në proceset e shëndoshjes dhe të demokratizimit të shoqërisë, i bën këto procese më të qëndrueshme në planin afatgjatë dhe më të suksesshme në realizimin e tyre.

Vetëm duke i bërë të rinjtë pjesë aktive e, njëkohësisht përfitues, shoqëruar me përgjegjësi e llogaridhënie, proceset integruese të shoqërive tona fitojnë garanci dhe jetëgjatësi dhe Bashkimi Evropian nuk mbetet vetëm diskurs teorik, por një model frymëzues dhe projekt i prekshëm dhe i suksesshëm i shoqërive evropiane dhe atyre që dëshirojnë të bëhen të tilla.

* Msc. në Marrëdhënie Ndërkombëtare

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV