Takimi Meta-Basha/Presidenti tregon si shkoi takimi, çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, presidenti i vendit Ilir Meta ka njoftuar që do të takojë kreun e PD-së Lulzim Basha. Ka qenë vet kreu i shtetit ai që ka bërë të ditur për takimin në fjalë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta thekson se takimin e zhvilloi që në mëngjes herët, ndërsa ka bërë me dije se është njohur nga kreu i opozitës me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar. Po ashtu Meta ka treguar se dje në mesnatë kishte marrë një mesazh nga ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, sa i takon ndryshimeve kushtetuese. Ndër të tjera Meta ka postuar dhe një pjesë të deklaratës së djeshme të bërë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

MESAZHI I METËS
Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.
Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.

Lexo edhe :  Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

PJESË NGA DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI
Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit. /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit/ Kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të...

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për 6-mujorin

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve...

Sfidë për Kinën: Pentagoni investon në prodhimin e mineraleve të rralla në SHBA

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Pentagoni, ka ndërmarrë një hap të pazakontë duke u bërë bashkëpronar i një kompanie minerare që merret me nxjerrjen e...

Thyen dhe grabitën të njëjtën tabakino dy herë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqytet....

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në Tokë është shitur për 5.3...

Lajme të tjera

Web TV