Kapet me thika iraniani në SHBA/ Donte të vriste presidentin Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur së tepërmi pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani.

Kjo u shoqërua edhe me kundërpërgjigjen e Iranit, i cili goditi dy baza amerikane në Irak por nuk pati asnjë të lënduar.

Por, ajo që ka prodhuar më shumë përplasja midis këtyre dy vendeve është urrejtja e individëve dhe grupeve të ndryshme.

Kjo ka bërë që një iranian me banim në SHBA rezultoi të ishte i pajisur me thika. Iraniani u arrestua nga policia amerikane në Palm Beach të Floridas.    Sipas autoriteteve, i arrestuari ndodhej rreth 6 kilometra nga pushimorja dhe klubi i Trumpit Mara-Lago. Por, në këtë kohë presidenti ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.Për kokën e presidentit Trump Irani ka vendosur një shpërblim prej 80 milionë dollarësh në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani.Pas këtij operacioni, policia u drejtua në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Palm Beach, për të kontrolluar makinën e iranianit, duke aluduar se në të ndodhej një sasi bombash plasëse.Pas kontrollit të kryer nga njësia kundër bombave rezultoi se në makinën e tij nuk ndodhej asgjë e rrezikshme. Policia lokale aktualisht ndodhet në terren dhe po përpiqet që të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes./Fjala.al/

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV